Botë

Gjashtë shtete evropiane e quajnë të papranueshme uljen e dërgesave të vaksinave anti-COVID

Descriptive Text

Gjashtë shtete të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Komisioni i BE-së që t’i bëjnë presion Pfizer-BioNTech, për të “siguruar stabilitet dhe transparencë në shpërndarjen” e vaksinave kundër COVID-19.

Letra e dërguar nga to, nënshkruar nga ministrat e shëndetësisë së Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, thanë se Pfizer/BioNtechi u ka thënë se shpërndarjet e vaksinave për të cilat janë marrë vesh më parë, do të zvogëlohen.

“Situata është e papranueshme”, thuhet në letër, raporton Reuters. “Jo vetëm që ndikon në planifikimet e vaksinimit, por edhe zvogëlon besueshmërinë e procesit të vaksinimit”.