Botë

Tërmet në Indonezi, 36 të vdekur e qindra të lënduar

Descriptive Text

Një tërmet i fuqishëm që ka goditur Indonezinë ka lënë të paktën 36 të vdekur dhe qindra të lënduar.

Tërmeti i cili kishte epiqendrën 6 kilometra në veri të qytetit Majene ka goditur këtë pjesë në orët e para të ditës së sotme.

Tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje të tokës, ndërprerjeje të energjisë elektrike, ka dëmtuar shumë ura dhe ka shkatërruar më shumë se 60 shtëpi, shkruan Reuters.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë 600 persona janë lënduar në dy qytete të ndryshme të cilat ishin afër epiqendrës së tërmetit.

Deri më tani tërmeti nuk ka shkaktuar cunami mirëpo sipas Agjencisë së Meteorologjisë në Indonezi, një tërmet tjetër do të shkaktonte edhe atë.