Botë

Plagoset kongresisti republikan

Pesë persona, në mesin e të cilëve edhe kongresisti nga radhët e republikanëve, Steve Scalise, janë plagosur sot nga të shtënat gjatë stërvitjeve të bejsbollit, të organizuara për anëtarët e republikanëve në Kongres në Virginianë Veriore, transmetojnë mediat amerikane.

Personi që shtiu në ta ishte një mashkull i bardhë, “pak në mbi peshë”, ka thënë përfaqësuesi Mo Brooks për CNN, duke shtuar se ai e ka parë të dyshuarin për një sekondë, transmeton Koha.net.

Brooks ka thënë të ketë dëgjuar 10 apo 20 plumba të jenë shkrepur nga arma e të dyshuarit para se sigurimi të kthente të shtënat.