Botë

Në qendër të Spanjës regjistrohen temperatura minus 25 gradë Celsius

Descriptive Text

Qytetarët në qendër të Spanjës po e kanë të vështirë ta përballojnë të ftohtin, pas stuhisë së borës gjatë fundjavës, shkruan BBC.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi. Së paku shtatë persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë, ndërsa dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë Temperaturat kanë rënë në minus 25 gradë Celsiun në Molina de Aragon dhe Teruel, male në lindje të Madridit - nata më e ftohtë në Spanjë në 20 vjetët e fundit.

Bora e thellë e lënë nga stuhia Filomena është kthyer në akull duke penguar transportin.