Botë

Egjipti ia kalon sovranitetin Arabisë Saudite ndaj dy ishujve në Detin e Kuq

Komiteti legjislativ dhe kushtetues i Parlamentit të Egjiptit, miratoi të martën një marrëveshje të demarkacionit të kufirit detar, të nënshkruar në prill të vitit të kaluar midis Kajros dhe Riadit.

Sipas kushteve të marrëveshjes, sovraniteti mbi ishujt Tiran dhe Sanafir në Detin e Kuq do të transferohen nga Egjipti në Arabinë Saudite.

Si rrjedhojë e votimit të sotëm, marrëveshja e demarkacionit tani ka kaluar në Parlament, ku pritet të bëhet votimi në seancë plenare, ndërkohë që akoma nuk ka të caktuar një datë se kur do të votohet.

Para se të futet në seancë plenare për votim, marrëveshja duhet të kalojë debatin në komitetet për mbrojtje dhe siguri kombëtare.

Ministri për Çështje Parlamentare, Omar Marwan, tha se Komiteti i Mbrojtjes tani do të përpilojë një raport përfundimtar, i cili do t’i dorëzohet Parlamentit të Egjiptit.

Më parë këtë vit, Gjykata e Lartë Administrative e Egjiptit lëshoi një vendim që konfirmonte sovranitetin e Egjiptit mbi dy ishujt dhe kundërshtoi transferimin e tyre të propozuar për Arabinë Saudite, pasi paraprakisht në prill të vitit të kaluar, Egjipti bëri të ditur planet për transferimin e sovranitetit të të dy ishujve, të cilat janë në juridiksion të tij për gjashtë dekada.

Masa nxiti një protestë publike me akuzat se presidenti Abdel-Fattah al-Sisi ishte duke i shitur territorin egjiptian mbretërisë së pasur me naftës, e cila që nga viti 2013 ka dhënë miliarda dollarë në Egjipt për të mbështetur ekonominë e lëkundur të vendit.