Botë

Termet i fuqishëm në kufirin mes Guatemalës dhe Meksikës

Descriptive Text

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë mëngjes ka regjistruar një tërmet të fuqishëm me magnitudë 6.9. Raportohet se termeti ka ndodhur pranë kufirit të Guatemalës dhe Meksikës.

Sipas portaleve të specializuara, të cilat merren me tërmete, dridhjet janë ndierë në një zonë të gjerë dhe në të gjitha vendet fqinje.

Më tej shtohet se nga këto tërmete zakonisht nuk shkaktojnë cunami, sepse epiqendra ishte nën tokë. Megjithatë, theksohet se magnituda ishte mjaft e fortë për të shkaktuar dëme, sidomos në ndërtesa të vjetra.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve ka regjistruar një dridhje në orën 07:29 sipas kohës lokale, tetë kilometra nga Tajamulca në Guantemalë, në një thellësi prej 111 kilometrash.