Botë

Një aeroplan me 50 udhëtarë zhduket në Indonezi

Një aeroplan me më shumë se 50 udhëtarë është zhdukur pak pasi është nisur nga aeroporti i kryeqytetit të Indonezisë, Jakarta.

“Sriwijaya Air Boeing 737” humbi kontaktet në rrugën drejt Pontianakut, kanë njoftuar autoritetet.

Uebfaqja e mbikëqyrjes së fluturimeve, “Flightradar24”, ka thënë se aeroplani ka humbur më shumë se 3000 metra në lartësi, në më pak se një minutë.

Ministria e Transportit ka njoftuar se kanë nisur menjëherë kërkimet, shkruan BBC.

Humbja e kontaktit u bë në mëngjesin e së shtunës, sipas kohës sonë lokale.

Sipas detajeve, aeroplani ishte prodhuar para 27-vjetësh.