Botë

Dimitrov sot në Athinë, pritet një marrëveshje e mundshme Maqedoni-Greqi?

Politika e jashtme e Maqedonisë ka marrë hov në dretim të integrimeve euro-atlantike, të cilat japin shenja premtuese, gjithnjë duke kërkuar një zgjidhje të mundshme të kontestit me Greqinë, ose një ujdi tjetër me këtë shtet.

Së këndejmi, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të realizojë sot takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Fillimisht do të ketë një tet-a-tet takim, e më pastaj do të ketë takim ekipesh. Dimitrov pritet që të takojë edhe Kryetarin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i cili ka shfrytëzuar çdo mundësi për të ritheksuar çështjen e emrit, njëherit duke lëshuar lum kritikash për Maqedoninë, duke u nisur nga kriza e refugjatëve e kështu me radhë.