Botë

Vandalizohet shtëpia e Pelosit

Shtëpia e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, është vandalizuar në natën e Vitit të Ri.

Akti i vandalizmit ndodhi në ditët kur demokratët kanë bërë presion për ngritjen e pakos ekonomike nga 600 në 2 mijë dollarë. Një ligj i Dhomës së Përfaqësuesve pritej t’i përmbushte kërkesat e presidentit për çeqe më të mëdha, mirëpo ky ligj ende nuk është dërguar për votë në Senat.

Lideri i Senatit, Mitch McConnel, ka refuzuar të caktojë një datë për votimin e këtij ligji. Me kongresin e ri, që pritet të betohet të dielën, zbehen gjasat që ligji demokrat të kalojë me kohë. Kongresi amerikan deri më tani ka miratuar vetëm pakon prej 600 dollarësh ndihma për amerikanët.