Botë

Policia franceze ndalon festën e kundërligjshme me mbi 2 mijë pjesëmarrës

Descriptive Text

Disa qindra policë francezë të shtunën mbyllën një festë të paligjshme në veriperëndim të vendit, që po zhvillohej që prej natës së Vitit të Ri, në kundërshtim me kufizimet në vend.

Rreth 2,500 persona që po festonin nga e gjithë Franca në një depo në Lieuron, disa prej tyre u përplasen me policinë menjëherë pasi u fut për ta ndaluar festën.

Përplasjet bën që policia të priste për përforcime para se të futej brenda për të shpërndarë turmën, ka thënë Emmanuel Berthier, kreu i prefekturës së Ille-et-Vilaine, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter ka shkruar se më shumë se 1,200 pjesëmarrës në aheng kanë marrë paralajmërime për dënime, duke shtuafr se organizatorët po identifikoheshin dhe se do dënohen.

Rreth 800 prej tyre janë sanksionuar për pjesëmarrje në festë ilegale, duke thyer kufizimet e vëna kundër përhapjes së COVID-19 dhe për mosvënien e maskave, ndërsa të tjerët janë lëshuar me nga një vërejtje.

Po ashtu janë arrestuar pesë persona si dhe pajisjet e ekipit të zërimit e ndriçimit janë sekuestruar.

Prokurorët në Rennes kanë hapur rast për organizim ilegal të një eventi muzikor dhe dhunë kundër personave autoritarë.