Botë

Diktatori Kim Jong-un u kërkon falje veri-koreanëve

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u është drejtuar veri-koreanëve me një letër me rastin e Vitit të Ri. Dhe në letër, ai ka falënderuar popullin, por edhe i ka kërkuar falje, gjë e pazakontë për diktatorin.

Në letër, Kim falënderoi njerëzit për besimin dhe mbështetjen ndaj partisë në pushtet edhe në kohë "të vështira", njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, raporton Reuters.

"Në vitin e ri, unë do të punoj shumë për ta dërguar vendin në një epokë të re në të cilën do të realizohen idealet dhe dëshirat e njerëzve tanë", shkroi Kim, i cili më parë u kërkoi falje qytetarëve për mospërmbushjen e premtimeve rreth përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe eliminimit të vështirësitë tjera.

Pamjet e transmetuara nga televizioni kombëtar rreth ceremonisë së kremtimit të Vitit të Ri në sheshin “Kim II Sung” në Pyongyang, treguan një turmë njerëzish me maska ​​mbrojtëse, por ata shihen shumë afër njëri-tjetrit dhe mbanin balona shumëngjyrëshe në duar.

Me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong-Un vizitoi edhe varret e babait dhe të gjyshit të tij.

Kim Jong-un foli edhe për koronavirusin dhe masat që ka marrë vendi, ndonëse sipas tij, Koreja e Veriut nuk ka asnjë rast deri më tash, gjë që është vënë në dyshim nga shtetet tjera. Koreja e Jugut dhe SHBA-ja kanë thënë se kjo nuk është e mundur.

Image

Letra e diktatorit Kim Jong-un drejtuar popullit veri-korean