Botë

Kina raporton për rastin e parë të importuar të variantit të ri të koronavirusit

Kina ka zbuluar rastin e parë të importuar të variantit të ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Britani, sipas një publikimi të Qendrës Kineze për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjes (CDC), shkruan agjencia Reuters.

Shtetet nëpër botë kanë ndaluar udhëtimet me Britaninë për të parandaluar përhapjen e variantit të ri. Shkencëtarët kanë thënë se ky variant është 40-70 për qind më ngjitës.

Varianti është zbuluar te një studente 23-vjeçare që po kthehej në Kinë nga Britania. Ajo ishte testuar në Shanghai më 14 dhjetor.