Botë

15 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

15 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 493 raste të reja me koronavirusin e ri.

Rastet e reja janë nga testimi i 2366 mostrave.

Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 82.794, ndërsa e të vdekurve në 2488.


Në 24 orët e fundit janë shëruar 450 pacientë, ndërsa totali ka arritur në 60.706. Numri i rasteve aktive është 19.600.