Botë

303 të vdekur e mbi 26 mijë të infektuar me COVID-19 në Francë

Descriptive Text

Në Francë në 24 orët e fundit kanë vdekur 303 persona me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se janë regjistruar 26,457 raste të reja me koronavirus.

Kjo shifër është më e larta që nga 18 nëntori.

Franca, që ka nisur tashmë vaksinimin kundër COVID-19, ka pësuar rënie të personave të hospitalizuar për 183 në 24 orët e fundit.

Në total numri i të infektuarve në këtë vend është 2,600,498. Kurse numri i të vdekurve ka arritur në 64,381.