Botë

Zbulohet identiteti i sulmuesit në Nashville

Hetuesit po vazhdojnë të shikojnë “për gjitha motivet e mundshme” në shpërthimin në Nashville, pasi është identifikuar vetëvrasësi që ka shpërthyer bombën. Anthony Quinn Warner është identifikuar si sulmuesi në Nashville, raporton CNN. Identifimi është bërë përmes ADN-së.

Shpërthimi që ndodhi në mëngjesin e Krishtlindjes, la të lënduar tre persona dhe i dëmtoi më tepër se 40 ndërtesa.

Hetuesit kanë thënë se personi i përfshirë në sulm kishte transmetuar një zë të gruas duke paralajmëruar për evakuim.

Pasi është informuar për paralajmërimin, policët në Nashville kanë vepruar duke evakuuar banorët nga ajo zonë dhe duke i shpëtuar nga lëndimet serioze.

Hetuesit janë duke kërkuar për motivet e sulmit.