Botë

Fauci nuk e sheh shumë shqetësues variantin e ri të koronavirusit

Eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka deklaruar se varianti i ri i koronavirusit nuk është aq shqetësues sa duket.

Fauci i ka thënë CNN-it se lajmet për variante të reja të këtij virusi mund të nxisin frikë mirëpo sipas tij, viruset e tilla shndërrohen gjatë kohës.

“Gjithsesi që kjo është diçka që duhet marrë seriozisht mirëpo unë them që duhet pasur parasysh se këto viruse janë të ARN-së dhe vazhdimisht shndërrohen”, ka thënë ai.

Fauci tutje ka deklaruar se autoritetet britanike dhe amerikane janë duke studiuar nëse ky variant po iu shkakton më shumë probleme njerëzve.

“Përgjigja për këtë është se nuk duket kështu”, ka shtuar ai.