Botë

Qindra refugjatë në Irak helmohen nga ushqimi në kamp

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë helmuar në Irak për shkak të ushqimit që është shpërndarë në kampin e refugjatëve pranë Mosulit.

Një qytet ku forcat e ushtrisë irakiane po përpiqen ta marrin nga kontrolli i Isis. Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve AsociatedPress që citon ministrin irakian të shëndetësisë. Për momentin nuk dihet nëse episodi ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.

Ushqimi ishte shpërndarë në kohën e Iftarit nga një organizatë jo qeveritare. Viktimat janë një grua dhe një fëmijë ndërsa numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë janë 752, nga të cilët 300 janë në gjendje kritike. Policia ka arrestuar pronarin e restorantit ku ishte gatuar ushqimi.