Botë

Virusi përhapet në qendrën më të madhe testuese në Britani

Koronavirusi është shpërndarë në laboratorin më të madh testues në Britani të Madhe.

Tre prej katër ekipeve shkencore të këtij laboratori kanë anëtarë të infektuar, ndërsa janë konfirmuar pozitivë edhe stafi administrativ dhe departamenti i depove.

Sipas raporteve, 20 nga 70 anëtarët e laboratorit janë në karantinë. Laboratori në Milton Keynes ishte në presion të madh nga pandemia.

Për shkak të rritjes së kërkesës për testime, laboratorit i duhej t’i testonte 70 mijë mostra çdo ditë.

Anëtarë të laboratorit kanë thënë se me qëllim që të arrihej caku, laboratori vazhdimisht ka thyer rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.