Botë

Turqia nga e hëna do të kërkojë testin negativ PCR nga udhëtarët

Descriptive Text

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, ka thënë të premten se të gjitha udhëtarët që duan të shkojnë atje duhet të kenë një test negativ të COVID-19.

Udhëtarët të cilët nuk posedojnë testin negativ PCR, nuk do të lejohen të hyjnë në Turqi, ka thënë ministri Fahrettin Koca, raporton Reuters.

Ai ka shtuar se personat që vijnë nga Britania, Afrika Jugore dhe Danimarka do të karantinohen posa të mbërrijnë, krahas edhe testit negativ që do duhet ta paraqesin.