Botë

Në Gjermani raportohet për një të infektuar me variantin e ri të COVID-19

Varianti i ri i COVID-19 i cili është përhapur në Britani, është gjetur edhe në Gjermani, kanë deklaruar zyrtarë nga Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë.

Personi i infektuar kishte arritur në Frankfurt nga Britania më 20 dhjetor për të vizituar të afërmit dhe ka rezultuar pozitiv.

I infektuari ishte marrë nga aeroporti nga familjarë të tij dhe është izoluar që atëherë, shkruan Reuters.