Botë

Në Kroaci, 70 të vdekur në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 70 persona si pasojë e COVID-19.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend është rritur në 3.464.

Ndërkohë, edhe numri i rasteve të reja vazhdon të mbetet i madh. Nga 8.343 teste të kryera kanë rezultuar 2.223 raste pozitive.

Nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve pozitive me koronavirus është 202.319.