Botë

Marconi nuk po shfaq më simptome të COVID-19

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk është duke shfaqur më simptome të COVID-19, është njoftuar nga zyra e tij të enjten, njofton Reuters.

Macron 43-vjeçar, tash mund t’i jap fund karantinës, pasi është vetizoluar për shtatë ditë.

Ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus më 17 dhjetor, duke shtyrë shumë liderë evropianë të izolohen pas kontakteve që kishin me të.

Macron kishte kokëdhembje, kollë të thatë dhe lodhje për disa ditë, por gjendja e tij është përmirësuar.