Botë

Trumpi fal vrasësit e irakianëve

Ish-rojat e kompanisë famëkeqe “Blackwater”, të dënuar për vrasjen e civilëve irakianë në vitin 2007, janë falur nga presidenti Donald Trump. Ish-anëtarët Nicholas Slatten, Paul Slogu, Evan Liberty dhe Dustin Heard, kanë qenë të angazhuar si pjesëtarë të sigurimit për kompaninë “Blackwater”, kur hapën zjarr me automatikë ndaj civilëve irakianë, mes tyre edhe gra e fëmijë, më 16 shtator të vitit 2007.

Në kohën e vrasjes së 14 irakianëve, një konvoj i kompanisë kontraktuese po përpiqej që ta pastronte shtegun për kalimin e diplomatëve amerikanë. Përveç vrasësve, presidenti Trump ka falur edhe ish-ndihmësit e fushatës, George Papadopoulos dhe Alex va der Zwann, të cilët kanë pranuar ta kenë gënjyer FBI-në kur dëshmuan në kuadër të hetimeve ndaj fushatës së presidentit Trump.