Botë

Britania ka zbuluar edhe një variant tjetër të koronavirusit

Britania e Madhe ka zbuluar edhe një variant tjetër të koronavirusit, ka treguar ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, raporton agjencia Reuters.

“Ne kemi zbuluar dy raste të një varianti tjetër të koronavirusit këtu në Britani”, ka thënë Hancock.

Ai ka thënë se të dy janë kontakte të rasteve që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut gjatë javëve të fundit.

“Ky variant i ri është shumë shqetësues, pasi shpërndahet edhe më lehtë dhe duket se ka pësuar mutacioni më tepër sesa varianti i parë i ri që zbuluam në Britani”, ka deklaruar Hancock.