Botë

251 të vdekur nga COVID-19 në Turqi, mbi 19 mijë raste të reja

Foto: Reuters / ilustrim

Në Turqi sot janë regjistruar 251 të vdekur nga COVID-19, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, raporton Reuters.

Kjo ka bërë që numri i të vdekurve në Turqi nga koronavirusi të shkojë në 18,602.

Turqia gjithashtu ka shënuar sot edhe rritje të numrit të të infektuarve.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19,256 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,062,960.