Botë

Varianti i ri i koronavirusit përhapet më lehtë tek njerëzit

Descriptive Text

Varianti i ri i koronavirusit i cili është evidentuar kohëve të fundit thuhet se është rreth 70 për qind i transmetueshëm.

Këto deklarime i ka bërë kryeministri britanik, Boris Johnson, derisa Qeveria ka njoftuar për kufizimet e reja kundër përhapjes së këtij varianti të Covid-19, raporton theindependent.

Shkencëtarët kishin konfirmuar se ky variant përhapet më lehtë mes njerëzve, duke ngritur shqetësime se shërbimet mjekësorë mund të mbingarkohen gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Sipas analizave të kryera nga autoritetet, mbi 60 për qind e rasteve të reja në Londër lidhen me variantin e ri të Covid. Shumica prej tyre ka prekur zonën lindore.

“Varianti i ri po lëviz shpejt dhe po çon në mënyrë të pashmangshme rritjen e rasteve të shtrimit në spital”, ka deklaruar Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor i Qeverisë për çështjet mjekësore.