Botë

Stuhia në SHBA, një aeroplan e pati problem të ndalonte në pistë

Një aeroplan i linjës Spirit Airlines ka rrëshqitur në pistën e Aeroportin Ndërkombëtar të Thurgood Marshall, në Baltimore të Washingtonit.

Rasti ka ndodhur të enjten ku një stuhi e fuqishme i ka shkaktuar telashe dhe kushte të vështira.

Zëdhënësi i kësaj linje, Field Sutton, i ka thënë CNN-it se “Fluturimi 696” nga Las Vegas për në BËI, përfundoi në mënyrë të sigurt derisa avioni shihet në pamje teksa rrëshqiti ku po drejtohej për në terminal.

Sutton ka deklaruar se rrota e përparme ka rrëshqitur në zonën e barit mirëpo nga 111 pasagjerët që gjendeshin brenda, asnjë nuk u lëndua.

Mediat e huaja kanë raportuar gjatë këtyre ditëve se disa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur me stuhi të forta bore. Në disa vende është parashikuar që të ketë reshje bore deri në 60 centimetra.