Botë

McEnany: Trumpi do t'i inkurajojë amerikanë të vaksinohen për Covid-19

Descriptive Text

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “absolutisht” do të inkurajojë amerikanët të marrin vaksina për COVID-19, dhe do të marrë edhe vet vaksinën në momentin kur ekipi mjekësor e udhëzon për këtë, ka thënë zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, raporton agjencia Reuters.

Por, presidenti Republikan po ashtu dëshiron të tregojë se amerikanët e cenueshëm janë prioritet për të mnarrë vaksinat, ka thënë McEnany.

Ajo ka thënë se disa nga anëtarët e stafit të sigurisë nacionale do të marrin vaksinat për të siguruar kontinuitetin e Qeverisë, si dhe një “grup i vogël” i zyrtarëve të administratës, me qëllim për të rritur besimin te publiku.