Botë

Gjenerali Clark kujton arsyetimin e Milosheviqit për gjenocidin në Srebrenicë

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, ka kujtuar momentet gjatë konferencës së Daytonit më 1995, që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Clark në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur të martën në Zagreb, në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Daytonit, tha se ish-kryetari i Serbisë dhe më pas i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq, ishte i pari më të cilin u takua në SHBA gjatë konferencës.

Një prej pyetjeve të pashmangshme për të, ishte se me kë duhet të bisedohet për ndaljen e luftës në Bosnjë, me serbët e Bosnjës apo me të.

“Përgjigjja e Milosheviqit ishte se më të duhet të bisedohet për çka më pas e pyeta, se si mund të bisedohet më dikë që i takon një vendi fqinj dhe ai mu përgjigj se ‘serbët e Bosnjës duhet të shikohen si kushërinjtë nga fshati’”, ka kujtuar Clark, shkruan Klix.ba.

Gjenerali amerikan që udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe gjatë luftës në Kosovë, tregoi edhe për pyetjen që ia bëri Milosheviqit se pse nuk e ndaloi gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8.000 burra myslimanë.

“E kam këshilluar Ratko Mladiqin që të mos e bëjë këtë, por nuk na dëgjoi”, tha Clark t’i ketë thënë Milosheviqi gjatë konferencës së Daytonit.

Gjenerali i pensionuar tha se roli i Rusisë në Bosnjë, ka mbetur i njëjtë që nga lufta në këtë vend, “asnjëherë nuk ka përkrahur atë që ka bërë NATO”.