Botë

Boko Harami e pranon se i kanë rrëmbyer studentët në një shkollë në Nigeri

Grupi islamik me bazë në Nigeri, Boko Haram, ka thënë se qëndrojnë pas rrëmbimit të qindra studentësh. Ata sulmuan ditë më parë një shkollë në veri-perëndim të Nigerisë, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se rreth 300 studentë dyshohen se janë rrëmbyer.

Boko Haram është organizatë famëkeqe gjatë tërë dekadës së fundit me rrëmbime shkollore. Një rrëmbim tjetër e kishin kryer në vitin 2014.

Në një mesazh të publikuar nga udhëheqësi i saj, Abubak Shekau, thuhet se ajo ka ndodhur në Nigeri, ishte nën përgjegjësinë e tyre pasi që ata e kundërshtojnë arsimimin perëndimor.

Autoritetet e vendit kishin arritur t’i luftonin disa nga sulmuesit në këtë shkollë. Studentët, shkruan bbc, kishin ikur përmes shkallëve të sigurisë mirëpo një pjesë e madhe tyre, kishte përfunduar në duart e Boko Haramit.