Botë

Bideni premton kthimin e SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se shteti do t’i ribashkohet Marrëveshjes së Parisit në ditën e parë si president.

Bideni këtë premtim e ka dhënë më 13 dhjetor në ditën kur është mbajtur Samiti për Ambiciet Klimatike që synon të caktojë angazhime të reja për ndryshimet klimatike.

Marrëveshja e Parisit, e pranuar nga 196 shtete ka për qëllim që të ulë temperaturën e globit nën 2 gradë celsius. Në vitin 2017 presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, ishte tërhequr nga Marrëveshja e Parisit.

Më 4 nëntor të vitit 2020, SHBA-ja zyrtarisht braktisi marrëveshjen, duke u bërë shteti i vetëm që largohet nga beteja ndaj ndryshimeve klimatike.