Botë

​Holanda shënon numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 që nga tetori

Numri i rasteve të reja me virusin korona në 24 orët e fundit në Holandë është rritur me gati 10.000, ose 9.884, që është numri më i madh i të infektuarve që nga fundi i tetorit, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë.

29 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve është 10.048, njoftoi portali Worldometers.

Rritja e numrit të rasteve është një trend i rritjes javët e fundit, në një situatë kur efektet e "bllokimit" të pjesshëm të prezantuar më 13 tetor nuk po japin rezultate adekuate.

Qeveria holandeze ka thirrur një takim urgjent që do të mbahet sot për të diskutuar masat shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, të cilat pritet të shpallen të martën.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 613.487, raporton Reuters.