Botë

Bisedimet Britani-BE në “përpjekjen e fundit” drejt arritjes së marrëveshjes

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë bërë një hap përpara drejt arritjes së marrëveshjes historike për tregti dhe siguri, pas një telefonate mes kryeministrit britanik Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian.

Në një deklaratë të përbashkët, të dy kanë thënë se kanë pasur një bisedë të frytshme dhe se janë pajtuar që pas një viti negociatash, e tejkalimeve të afateve, duhet të ecet me hapin e madh përpara.

“Jemi pajtuar që negociatorët tanë të vazhdojnë bisedimet dhe të shohim nëse një marrëveshje mund të arrihet në këtë fazë të fundit”, kanë thënë ata, pak pas njoftimit nga kryeministri Johnson se është shumë e mundshme që Britania të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje.