Botë

Një kompani franceze dhe një britanike thonë se s’ka vaksinë deri në fund të vitit 2021

Sanofi e Francës dhe GSK e Britanisë së Madhe kanë thënë të premten se vaksinat e tyre për COVID-19 nuk do të jenë gati deri në fund të vitit 2021, pasi rezultatet e ndërmjetme treguan një përgjigje të ulët imune në të rriturit e moshuar.

Njoftimi i kompanive është quajtur një pengesë e madhe në përpjekjet për luftimin e koronavirusit që u shfaq në Kinë gjatë vitit të kaluar, raporton reuters.

Sanofi dhe GSK-ja njoftuan se vonesa e vaksinës së tyre ka të bëjë me faktin se nevojiten “përmirësime në përgjigjen imune në të rritur e të moshuar”

“Ne kujdesemi për shëndetin publik, andaj jemi të zhgënjyer nga vonesa e njoftuar, por të gjitha vendimet tona janë dhe do të drejtohen gjithmonë nga shkencat dhe të dhënat”, ka deklaruar Thomas Triomphe, shefi i Sanofi Pasteur.