Botë

Joe Bideni e Kamala Harrisi, personat e vitit nga revista Time

Descriptive Text

Revista Time ka zgjedhur Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin përsonat e vitit 2020.

Që të dy kanë shkruar historinë më 7 nëntor kur e mposhtën Donald Trumpin në zgjedhje shumë të ashpra, që e vendosën këtë të fundit në mesin e pak presidentëve që kanë shërbyer vetëm një mandat.

Në atë ditë për herë të parë një grua, një me ngjyrë dhe një aziatike u zgjodh zëvendëspresidente.

“Për ndryshimin e historisë amerikane, për të treguar se forcat e ndjeshmërisë janë më të fuqishme se ato të tërbimit dhe ndarjes, për shpërndarjen e një vizioni për të shëruar një botë të pikëlluar, Joe Bideni dhe Kamala Harrisi janë zgjedhur ‘Personi i Vitit 2020’ nga Time”, ka shkruar kryeredaktori i revistës, Edward Felsenthal.

Drejtori ekzekutiv i “Zoom” është zgjedhur “Biznesmeni i Vitit”.

Në kategorinë “Mbrojtësit e Vitit”, Time ka zgjedhur aktivistët Assa Traore, Porche Bennett-Bey, organizatorët për drejtësi racore, punonjësit shëndetësorë në vijën e parë të frontit në luftimin e pandemisë dhe Dr. Anthony Fauci.