Botë

Macroni ka nevojë “urgjente” për reformim të forcave të sigurisë, shkak protestat e fundit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se ekziston një nevojë “urgjente” për t’i reformuar forcat e sigurisë, që po përballen javëve të fundit me protesta të dhunshme.

Makron do të mbajë një takim muajin tjetër për t’i shqyrtuar marrëdhëniet me Komunitetin e sigurisë lidhur me kushtet e punës të policisë, shkruan BBC.

"Unë dua të lëviz shpejt dhe konkretisht," ka thënë Macron në një letër për një sindikatë kryesore të policisë të hënën.

Tash e disa javë rrugët e Francës po mbushen me qytetarë demonstrues që po kundërshtojnë ligjin i cili parasheh të ndalojë publikimin e fotografive të policisë. Protestuesit këtë e kanë quajtur si cenim i lirisë së shtypit.