Botë

Koreja Jugore teston studentët e ardhshëm nën masa të serta sigurie

Rreth gjysmë milioni nxënës i janë nënshtruar testit pranues për Universitet në Korenë Jugore, nën masa të jashtëzakonshme të mbrojtjes kundër COVID-19, përderisa studentët e infektuar janë testuar në spital dhe hapësira të tjera transparente.

Shteti aziatik po përballet me valën e tretë të infektimeve, duke i detyruar autoritetet të marrin masa edhe më ekstreme për mbrojtjen e të gjithë studentëve. Gara për pranim në Universitet ka rëndësi të jashtëzakonshme në vend, pasi e përcakton të ardhmen e ekonomisë së katërt më të madhe në Azi. Janë angazhuar policë e zyrtarë që kanë shpërndarë 31 mijë pajisje në mbarë vendin.

Në kohë normale, provimi pranues shoqërohet me prani të prindërve para universiteteve, duke u lutur për suksesin e fëmijëve. 35 nxënës të infektuar janë vendosur në hapësira spitalore për t’u testuar.404 të tjerë janë testuar në vetizolim. Nxënësve u është matur temperatura në një kolegj të kryeqytetit Seul.