Botë

Trump betohet të kandidojë sërish më 2024 për president amerikan

Presidenti Trump është zotuar të kthehet në Shtëpinë e Bardhë 'brenda katër vjetësh' nëse nuk dalin të vërteta pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor pas fitores së Joe Biden.

Presidenti organizoi një pritje të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje, ku ai dha indicje për kandidim në vitin 2024 dhe përsëriti edhe një herë akuzat se ai ishte fituesi i vërtetë i garës presidenciale më parë këtë muaj.

'Kanë kaluar katër vite mahnitëse. Ne po përpiqemi të kalojmë edhe katër vjet bashkë, 'i tha Trump turmës, e cila përfshinte shumë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan.

'Përndryshe, do të shihemi pas katër vjetësh,' shtoi ai, duke nxitur brohoritje nga audienca.

Trump u dëgjua duke iu drejtuar turmës në një video të shpërndarë në mediat sociale nga ish-kryetari i Partisë Republikane të Oklahomas, Pam Pollard.

Pamjet treguan dhjetëra njerëz duke qëndruar afër së bashku, ndërsa dëgjonin presidentin duke folur. Shumë që shihen në video nuk kishin maska.