Botë

Pfizeri aplikon për përdorim emergjent për vaksinën anti-Covid në Evropë

Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kanë aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave të Bashkimit Evropian për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit. Këtë e kanë bërë pas veprimeve të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe lidhur me autorizimin e vaksinave të tyre, raporton Reuters.

Kompanitë e mëdha janë duke “luftuar” për zbulimin dhe autorizimin e shpejtë për vaksinën anti-Covid derisa Pfizer dhe BioNTech më 18 nëntor kanë përfunduar provat me efektshmëri deri në 95 për qind.