Botë

Sekuestrohen 12 milionë euro kesh dhe 52 tonelata kokainë, Europoli godet nga Brazili në Europë

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, mbi një mijë oficerë policie me mbështetjen e Europolit kryen një bastisje të koordinuar kundër anëtarëve të një sindikate kriminale.

12 milionë euro kesh, 45 të arrestuar, 180 kontrolle dhe me qindra sekuestro të jahteve, makinave luksoze e bizneseve dhe 37 avionë është bilanci i një operacioni kundër trafikut të kokainës nga Brazili në Europë.

Sipas Europolit kjo sindikatë ndër më të mëdhatë në botë arrinte të fuste në Europë 45 tonelata kokainë përgjatë 1 viti dhe fitimet në 6 muaj i kishte në mbi 100 milionë euro.

Ky operacion ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet portugeze, ato belge dhe braziliane, u krye njëkohësisht nga agjenci nga tre kontinente të ndryshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 45 persona, në Brazil (38), Belgjikë (4), Spanjë (1) dhe Dubai (2).

Sindikata kriminale kishte kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e drogës në Brazil dhe vendet e tjera burimore të Amerikës së Jugut të cilët ishin përgjegjës për përgatitjen dhe dërgesat e kokainës në kontejnerë detarë të lidhur me portet kryesore detare evropiane.

Shkalla e importit të kokainës nga Brazili në Evropë nën kontrollin dhe komandën e tyre është masive dhe mbi 52 tonelata kokainë u kapën nga forcat e rendit gjatë hetimit.

Mbi 12 milionë euro para të gatshme të kapura në Portugali, 300 000 euro në Belgjikë dhe mbi 1 milion R $ dhe 169 000 USD para të gatshme të kapura në Brazil, 70 automjete luksoze të sekuestruara në Brazil, Belgjikë dhe Spanjë dhe 37 aeroplanë të kapura në Brazil, 163 shtëpi të sekuestruara në Brazil me vlerë më të madhe se R $ 132 milionë, 2 shtëpi të bllokuara në Spanjë me vlerë 4 milion euro dhe dy apartamente të sekuestruara në Portugali me vlerë 2.5 milion euro, pasuritë financiare të 10 individëve të ngrirë në Spanjë.