Botë

Macroni e quan turp rrahjen e një afro-amerikani nga forcat policore

Presidenti Emmanuel Macron i ka quajtur turp të Francës pamjet e rrahjes së një afro-amerikani nga forcat policore në Paris.

Ai është zotuar se do ta gjejë një mënyrë për ta rikthyer besimin e publikut te policia pas këtij incidenti. Prokuroria franceze ka nisur hetime për rastin e arrestimit të dhunshëm të Mishel Zeklanit, i cili ka thënë të ishte abuzuar nga policët edhe pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, transmeton KOHA. 

Katër policë janë vënë në mbajtje dhe po merren në pyetje lidhur me rastin, ka njoftuar Prokuroria e Parisit. Rrahja brenda një ndërtese në Paris ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet kanë qarkulluar menjëherë nëpër rrjetet sociale, duke nxitur zemërim në gjithë Evropën.

Macron ka thënë se pamjet që e shpërfaqin qartë agresionin ndaj Zeklanit janë të papranueshme dhe turp për gjithë vendin. Franca nuk duhet të lejojë dhunë apo brutalitet, pa marrë parasysh se prej kujt ushtrohet, ka shtuar ai.