Botë

Vaksina eksperimentale e AstraZenecas kundër Covid-19 po tregon një efikasitet prej 70 për qind

AstraZeneca ka njoftuar sot se vaksina e saj eksperimentale për koronavirusin e ri, të cilën e ka zhvilluar së bashku me Universitetin e Oxfordit, po tregon një efikasitet mesatar prej 70 për qind në mbrojtje kundër virusit në dy segmente të studimit, shkruan BBC. 

Është si triumf ashtu edhe zhgënjim, pasi që vaksinat e Pfizerit dhe Modernas kanë treguar mbrojtje deri 95 për qind.

Mirëpo, vaksina e prodhuar nga AstraZeneca me Oxfordin është më e lirë, dhe është e lehtë të ruhet dhe mund të bartet në çdo cep të botës.

Kështu që do të luajë rol të rëndësishëm në luftimin e pandemisë, nëse aprovohet nga rregullatorët.

Po ashtu ka të dhëna që sugjerojnë se nëse jepet doza e duhur atëherë mund të sigurojë mbrojtje deri 90 për qind. 

Hulumtuesit e Oxfordit kanë përformuar një proces që normalisht zgjatë me dekadë për të zhvilluar një vaksinë për rreth 10 muaj.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka porositur më herët 100 milionë doza të vaksinës së Oxfordit, mjaftueshëm për të imunizuar 50 milionë njerëz.