Botë

Bideni diskuton mundësinë që ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë të enjten se ka diskutuar me gurvernatorët e shteteve për një urdhëresë të mundshme në gjithë vendin për mbajtje të maskave, derisa rastet e të infektuarve me COVID-19 po rriten.

Biden tha se mbajtja e maskës “nuk është deklaratë politike, por detyrë patriotike”, raporton Reuters.

Ai gjithashtu tha se qeveria federale duhet të lëshojë ndihma financiare për shtetet ashtu që ato të mund ta përballojnë përhapjen e virusit.