Botë

Bideni po i afrohet shifrës së 80 milionë votave në fitoren historike

Foto: Reuters

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, po i afrohet shifrës rekorde prej 80 milionë votave të siguruara në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa po vazhdohet numërimi i votave, ka thënë agjencia AP.

Biden ka vendosur tashmë rekord për shifrën më të lartë të votave të mbledhura nga një kandidat presidencial fitues, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po ashtu ka siguruar shifrën më të lartë të votave nga një kandidat humbës.

Kur janë numëruar mbi 155 milionë vonta dhe Kalifornia e New Yorku ende po numërojnë, shifra e personave që kanë votuar është rreth 65 për qind, shifra më e lartë që nga viti 1908, sipas të dhënave të AP-së dhe US Elections Project.

Shifra e votave të Bidenit po rritet, ndërsa ka një epërsi afro 6 milionë vota, ndërsa Trump vazhdon të bëjë akuza për manipulime dhe pretendon se i ka fituar zgjedhjet.

Ekipi i tij po vazhdon të bëjë beteja ligjore për të kontestuar zgjedhjet.