Botë

Arrestohen tre punonjës shëndetësorë në Keni pas hetimit të BBC-së për vjedhje të foshnjave

Descriptive Text

Policia në Keni ka arrestuar tre zyrtarë të lartë mjekësorë me pretendimet se drejtojnë një grup të trafikimit të fëmijëve.

Arrestimet kanë ndodhur pas një investigimi të BBC-së për vjedhje dhe shitje të foshnjave.

BBC Africa Eye kishte zbuluar se si fëmijët janë vjedhur nëpër klinikat ilegale dhe në spital publik në Nairobi.

Foshnjat janë shitur në disa raste edhe për 400 dollarë.

Shefi i Policisë në Keni ka urdhëruar hetimin nëpër spitale, si dhe në shtëpitë për kujdes të fëmijëve në Nairobi.

Hetimet kanë zbuluar se zyrtarë të lartë shëndetësorë kanë qenë ngushtë të lidhur me trafikimin e fëmijëve, ka thënë Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, Hillary Mutyambai.

Të dyshuarit nuk janë deklaruar.

Hetimi i BBC Africa Eye ka zbuluar tregtinë me fëmijë të vjedhur nga nënat e cenueshme që jetojnë në rrugë, si dhe ekzistencën e klinikave ilegale rreth kryeqendrës Nairobi, ku fëmijët janë shitur madje edhe me 400 dollarë.

Hetimet kanë zbuluar korrupsionin edhe te spitali publik në Nairobi, “Mama Lucy Kibaki”.

Fred Leparan, një punonjës në spital, ka organizuar shitjen e një djali dyjavësh te gazetarët e maskuar, duke pranuar kesh 2700 dollarë.