Botë

Putin: Të gjitha vaksinat ruse anti-Covid janë efektive

Descriptive Text

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se të gjitha vaksinat ruse anti-Covid, janë efektive, duke shtuar se së shpejti, ky shtet do e regjistrojë vaksinën e tretë.

“Tashmë janë dy vaksina të regjistruara. Studimet kanë treguar dhe konfirmuar se, së pari, këto vaksina janë të sigurta dhe nuk kanë efekte anësore pas përdorimit”, ka thënë Putin përmes një video konference.

Mediat ruse kanë raportuar se Rusia është duke e përgatitur vaksinën e radhës për përdorim shtëpiak dhe efekti i saj do të shkojë deri në 90 për qind. Këto reagime nga ekspertët shëndetësorë rusë kanë ardhur një vonë pasi kompania Pfizer, publkoi rezultatet fillestare të vaksinës kundër koronavirusit.

Putini tutje ka deklaruar se Moska është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e tjera për vaksinën anti-Covid, dhe kjo do të ishte në dispozicion për tërë njerëzimin, shkruan Reuters.

“Ne sugjerojmë që të mos politizohen këto procese, duke marrë parasysh që njerëzit në të gjithë planetin, sot kanë nevojë për këto barna”, ka presidenti Putini.