Botë

Trumpi shkarkon Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper

Descriptive Text

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se ka larguar nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe se e ka zëvendësuar atë me drejtorin e Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Christopher Miller.

Ai tha se Miller do të fillojë menjëherë detyrën si Sekretar i Mbrojtjes në detyrë.

"Mark Esper e ka përfunduar detyrën", shkroi Trumpi në Twitter. "Jam i kënaqur të njoftoj se Christopher C. Miller, drejtori shumë i respektuar i Qendrës Kombëtare Kundër-Terrorizmit (i konfirmuar unanimisht nga Senati), do të jetë sekretari në detyrës i Mbrojtjes, vendim që hyn në fuqi menjëherë", shtoi ai, përcjell Voa.

Largimi i Esperit pritej prej muajsh pasi në qershor ai ndërmori hapin e pazakontë për të kundërshtuar publikisht presidentin, duke thënë se trupat nuk do të dërgoheshin për të kontrolluar valën e protestave në qytetet amerikane.