Botë

Tajlandezët në protesta, duan reforma dhe më shumë liri

Protestuesit pro demokracisë së Tajlandës janë përleshur me policinë dhe kanë tentuar të afrohen te pallati mbretëror për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kthimin e demokracisë.

Lëvizja prodemokracisë është në ditën e dytë të protestave në Bankok dhe vazhdimisht janë përplasur me policinë që ka përdorur edhe topa uji ndaj protestuesve.

Kjo lëvizje për muaj të tërë i ka bërë presion shtetit për dorëheqjen e kryeministrit dhe për të bërë ndryshimet kushtetuese për t’i dhënë hapësirë demokracisë.

Përveç këtyre kushteve, protestuesit, që kanë zaptuar rrugët e qytetit për disa muaj, kanë bërë thirrje për reforma në monarki për ta bërë më të përgjegjshme për veprimet politike.