Botë

Twitteri “bllokon” gati 40 për qind të postimeve të Trumpit

Twitteri u ka vendosur shënjimin paralajmëruas më shumë se 1/3 së postimeve të presidentit amerikan Donald Trump që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale të së martës, duke reflektuar se si Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me dezinformata pasi amerikanët dhanë votën.

Deri të shtunën në mëngjes, sipas kohës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 16 nga 43 postimet e Trumpit, apo 38 për qind, janë shënjuar me paralajmërim nga Twitteri se “diçka apo e gjithë kjo përmbajtje në këtë postim është e kontestueshme dhe mund të çojë në dezinformata për zgjedhjet apo procese të tjera civile”.

Sipas rezultateve të deritashme, Trumpi nuk do të fitojë një mandat të dytë. Kandidati demokrat, Joe Biden, ka marrë 264 vota elektorale nga 270 sa i mjaftojnë për t’u bërë president. Trumpi ka 214. Në shtetet ku po vazhdon numërimi i votave, Bideni është duke udhëhequr.