Botë

Trumpi ndërpret marrëdhëniet me Fox News, Murdochu ia mbyll telefonin

Kur në mesin e natës së 3 nëntorit kur po numëroheshin votat, Fox News i ka dhënë Bidenit Arizona-n(i vetmi network televiziv që e ka bërë këtë), e në Shtëpinë e Bardhë po mbahej “Festa e Fitores” me 400 të ftuar, stafi i Presidentit ka shtangur menjëherë.

Siç bën të ditur La Repubblica, duke ju referuar gazetarëve të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ishte tërbuar dhe i ka kërkuar njerëzve të tij të protestojnë tek krerët e televizionit, por pasi ka parë që s’po ndryshonte asgjë, ka thirrur direkt padronin e Fox, Rupert Murdoch. Por ky i fundit i ka mbyllur telefonin në fytyrë. i mësuar të negociojë në mënyrë të barabartë me të fuqishmit Murdoch është përgjigjur thate se nuk do të ndërhynte.

Ajo që ka ndodhur në Election Night është vetëm kapitulli i fundit i një luftë të vogël të nëndheshme që ka nisur që në janarin e shkuar, që The Donald po lufton kundër televizionit, që përveë se është një referim i përditshëm për miliona telespektatorë konservatorë (dhe jo vetëm) është konsideruar gjithmonë një armë e fuqishme propagande për Commander in Chief të SHBA.

Tensionet e nisur në fillim të vitit, kur pandemia ishte ende larg, kur Trump ishte i zënë me procesin e impeachment që u nis në Kongres nga, Nancy Pelosi, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve dhe mazhoranca Demokrate.

"Është vërtetë patetike sesi FoxNews po kërkon të jetë politikisht korrekt, duke nxjerrë demokratë në ekran si Chris Van Hollen, senatori pa emër i Maryland”. Duke përdorur Twitter-in, Trump sulmoi fort ekranin mik, që sipas tij po u hapte ekranin kundërshtarëve.

“Çfarë dreqin ka ndodhur në FoxNews? Vetëm unë e di! Chris Wallace dhe të tjerët duhet të shkojnë tek fake news-et CNN apo MSDNC. Çfarë po ndodh? Kujdes, ky do të jetë fundi për Fox, siç ka ndodhur tek dy network-et e tjera që po vdesin nga mungesa e audiencës. Mediat sociale janë fantastike”, shkroi Trump.

Që prej atij momenti marrëdhënia ndërmjet FoxNews dhe Donald Trump është kthyer në një histori të gjatë e të komplikuar, e përfshirë nga pasion të madh, sherre të fuqishme, akuza për tradhëti dhe pajtime.

I mësuar me drejtuesit dhe moderatorët e njëanshëm të talk-show, si Sean Hannity, drejtues i programit që ka emrin e tij apo, Laura Ingraham, drejtuese e LifeZette e Tucker Carlson, Presidenti i SHBA nuk arrin të konceptojë se pjesa gazetareske që bëhet nga profesionistë, bëhet edhe nga kolegë të tjerë të televizioneve konkorrente të Fox.

Është e njëjta gjë që ndodh me Wall Street Journal, të përditshmen konservatore në pronë e familjes Murdoch, që si e gjithë media e madhe në SHBA ka një ndarje të qartë ndërmjet komenteve e opinioneve që i ka të qarta republikane dhe News Room, redaksisë ku reporterët e ëdo tendence prodhojnë lajme e reportazhe të cilësisë së lartë.

Më 3 nëntori, edhe pas telefonatave kërcënuese të mbërritura nga Shtëpia e Bardhë, FoxNews ka qëndruar fort dhe Arizona ka mbetur gjithmonë tek kolona e shteteve të fituara nga Biden.

Madje, kur Trump ka nisur të thërrasë për manipulime e komplote, Bret Baier, ikona politike e televizionit ka theksuar për shikuesit se ankimet e nisura nga Presidenti në Wisconsin, Michigan e Arizona nuk mund të fitohen. Fjalë që kanë provokuar një reagim të ri të The Donald: "Dikush më ka pyetur: Cila është diferenca ndërmjet këtyre zgjedhjeve dhe atyre të katër viteve më parë? Ja u them unë: Fox”.

Një thyetje me Murdoch dhe redaksinë që shton zërat mbi të ardhmen e Trump kur të lërë Shtëpinë e Bardhë: atë televizive.

E shtyjnë disa motive: narcizizmi i tij (i do shumë reflektorët), obsesioni i tij për të pasur një televizion kabllor të gjithin për vete, mundësia për të drejtuar në mënyrë televizive opozitën në një kandidaturë të re pas katër vitesh (të tijën apo të vajzës së tij Ivanka) në presidencialet e vitit 2024. Një televizion personal, i bërë nga imazhi i tij. Pasi as FoxNews nuk i mjafton më./ GazetaShqip